Partia Demokratike ka reaguar, përmes një deklarate për mediat, lidhur me akuzat që ngriti deputeti socialist Taulant Balla për bllokimin e punimeve të Kuvendit. "Shpifësi i çertifikuar zyrtarisht, Taulant Balla, kreu dhe sot shërbimin e langoit për shefin e tij, duke sulmuar opozitën me trillime e gënjeshtra siç di ai," – thuhet në deklaratën e PD.

"Ky abuzues me pushtetin, ky bastun i Edi Ramës që e ka emrin pas qindra emërimeve në administratë e poste kyçe, në tatime e dogana, në burgje e në komisione, që e ka emrin pas dhjetëra tenderave, pas dhjetëra liçensimeve, që ka emrin pas shumë vjedhjeve që i bëhen sot parave të shqiptarëve, lehu dhe sot aty ku mbllaçit çdo ditë llokmat e korrupsionit. Një drejtësi larg kontrollit të Edi Ramës do ta kishte vënë atë para ligjit, për shumë afera, për lidhjet e tij kriminale, për trafikun e laboratorin e drogës, si ai i Xibrakës. Kakaris ky shpifës sot, pikërisht se padroni i tij ka në dorë drejtësinë. Partia Demokratike dhe qytetarët e vendit do të luftojnë dhe po luftojnë për të sjellë në vend pikërisht drejtësinë që bën drejtësi, që çon aty ku e kanë vendin të korruptuarit si T aulant Balla," – thekson PD në deklaratën e shpërndarë për mediat.