Komisioni i Ankimimeve dhe Sanskioneve, vendosi këtë të martë që të rrëzonte kërkesën e Partisë Demokratike, për ripërsëritje zgjedhjesh në tre qarqe, Durrës, Shkodër dhe Tiranë.
Marash Logu, përfaqësuesi i PD në KAS, e cilësoi këtë vendim të njëanshëm dhe politik.
“Nga ana e PD janë vendosur materiale shpjeguese, për të treja qarqet, të cilat në vlerësimin tonë faktonin shkelje të rënda të ligjit. Duke pasur parasysh numërim e madh te provave që ne i vumë në komision, me të drejtë pritëm që të vepronin me të drejtë.
Ata marrin urdhra politikë në telefonat e tyre, nga Edi Rama, Taulant Balla dhe Damian Gjiknurin. Kemi paraqitur prova sesi votat u blenë nga PS në Durrës. Kishte një skemë kriminale të drejtuar nga Adrian Cela dhe Vangjush Dakon, ngritën struktura për blerjen e votës.
Dhe në Shkodër, Mark Frroku dhe Tom Doshi blenë vota masivisht. Është fakt se burimet shtetërore u përdorën masivisht nga PS. Vetëm leje legalizimi janë dhënë 10 mijë e tre leje. Janë punësuar mbi 3 mijë punonjës”, tha Logu.





