Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike ka dorëzuar këtë të premte deklaratën solemne për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit.

Dokumenti dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një ditë pasi KAS vendosi se PD mund të regjistrohet në zgjedhje me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn.