Deputetët e opozitës sot kanë vendosur që të marrin pjesë në Komisionet hetimore parlamentare, të cilat një javë më parë i bojkotuan.
Por mbledhja ka nisur me debate te “Check-up”, ku Albana Vokshi ka hedhur akuza ndaj socialistëve duke thënë se tentuan të nisin mbledhjen pa ta dhe se Garda tentoi t’i bllokonte dhe të mos i lejonte që të futeshin brenda. ,
Vokshi: Kërkoni të uzurponi drejtimin, ne jemi këtu përfaqësues të atyre të sëmurëve që sot nuk marrin dot mjekim tek Onkologjiku. Mos provokoni me Gardën te dera e kuvendit, që pengonte deputetët.
Ndreca: Nëse doni ta bëni mbledhje të kryesisë së PD kjo është çështje tjetër, nëse doni mbledhje komisioni pa i hequr fjalën askujt, me qetësi… ankoheni për diktaturën dhe bëni diktatorin vetë.
Vokshi: Nuk na e tregon ti.
Ndreca: Ua tregoj që ç’ke më të… Edhe një here zonja kryetare, s’ka sens, bëri konferencë për shtyp dhe nuk më lejon të flas… Po pse klithni mo? Ti nuk duhet të jesh aty se je e dënuar.
Ina Zhupa: Pse? Më dënove ti?
Ndreca: Do të marrësh dhe fjalën me dhunë.
Vokshi: I takon.
Ndreca: Jo më takon mua.