Partia Demokratike ka mundur të rimarrë bashkinë e Kavajës pas 6 vitesh.

Kandidati demokrat, Isa Sakja, njëherësh kryetar i degës së kësaj partie në Kavajë, ka mundur kandidatin socialist Dorjan Murati me një diferencë të ngushtë prej 28 votash.

Demokratët në këtë mënyrë rimarrin bastionin e tyre historik, pas dy humbjesh radhazi në 2011-n dhe në 2015-n.

REZULTATI

PD- Isa Sakja  11.155 vota

PS- Dorjan Murati  11.127 vota

LSI- Maksim Kona  1969 vota

Kryetari i sapozgjedhur do ta mbajë këtë detyrë për 2 vitet e ardhshme. Zgjedhjet për këtë bashki erdhën pas shkarkimit nga detyra të Elvis Rroshit, për shkak të Ligjit të Dekriminalizimit.