Në një deklaratë për shtyp, Partia Demokratike e ka cilësuar si të suksesshëm nisjen e procesit të dekriminalizimit në Shqipëri. Sekretari i përgjithshëm i PD tha se procesi i dekriminalizimit është vlerësuar edhe gjatë vizitës së sekretarit amerikan të shtetit në Tiranë, ditën e djeshme. Por, sipas Arben Ristanit, pavarësisht nga denoncimet e partnerëve ndërkombëtarë, kryeministri Edi Rama vazhdon të mbajë në poste persona të tillë që bëjnë ligjin në nivel lokal, duke iu referuar rastit të Arben Ndokës.
"Ja ku është i dënuari që, pas denoncimeve të opozitës, pas qëndrimeve të partnerëve ndërkombëtarë, dhe pasi ligji i dekriminalizimit e nxori jashtë parlamentit, sot, me bekimin e Edi Ramës, qeveris Lezhën, bën emërime, shkarkime, tenderime. Vendos për çdo gjë. Edi Rama sfidon hapur dekriminalizimin, sfidon hapur mesazhin e z. John Kerry," – tha Ristani, duke treguar edhe nje foto te Arben Ndokes, i pranishem ne emerimin e prefektit te ri te Qarkut te Lezhes.
Ish-deputeti socialist, i cili dorëzoi mandatin pas akuzave të PD mbi të shkuarën e tij kriminale, ka qenë i pranishëm gjatë prezantimit të perfektit të ri të Qarkut te Lezhës, pas shkarkimit nga detyra të Altin Jakut.





