Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me homologen daneze, Mette Frederiksen, u pyet edhe për çështjet politike si dhe rrezikun e PD për të mos hyrë në zgjedhjet lokale ët 14 Majit.

Rama tha se të gjitha partitë do të hyjnë në zgjedhje pasi në zgjedhje partitë futen për qytetarët.

Mua nuk më rezulton që do ketë ndonjë parti që nuk do hyjë në zgjedhje, më rezulton e kundërta, të gjithë do hyjnë dhe do hyjnë si çeço, sepse në zgjedhje nuk hyhet për njërën apo tjetrin, por për qytetarët”, tha Rama.

Sa i përket vendimi të Gjykatës së Apelit për vulën dhe logon e PD, vendim për të cilin opozita ka akuzuar kreun e qeverisë Rama se ka ndërhyrë, ai u shpreh se nuk flet në prani të miqve të huaj për probleme të politikës së brendshme.

“Sa i përket pyetjes tjetër ju e dini shumë mirë që nuk flas në prani të miqve që vijnë nga jashtë apo nuk ndaj në konferenca që janë për marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, probleme të politikës së brendshme”-tha Rama.