Partia Demokratike dega Shijak duket se po përgatitet për protestën e 10-të kombëtare.

Në një postim në Facebook shkruhet: Te bashkuar me shume se kurr per Protesten e Rradhes! #RamaIk

Postimi shoqërohet me një mori fotosh ku duket kreu i degës Rezeart Tusha, ndërsa zhvillon mbledhjen e strukturave.

Duket se pas zgjedhjeve të 30 qershorit, të cilat i konsideron votime dhe nuk i njeh, Partia Demokratike po angazhohet maksimalisht që në protestën e së hënës, në orën 20.00, në kryeqytet të nxjerrë sa më shumë njerëz, në mënyrë që t’i tregojë kryeministrit Rama dhe njerëzve të tij se populli që e mbështet dhe bojkotoi zgjedhjes e së dielës është shumë më shumë në numër sesa ata që mbështesin PS-në.