Partia Demokratike po zhvillon këtë paradite një takim elektoral në qytetin e Durrësit, ku po shpalos programin ekonomik e politik të opozitës.

Takimi me demokratët durrsakë po mbahet pikërisht në dalje të nënkalimit të “Velierës”, ndërsa lideri demokrat Lulzim Basha nuk është i pranishëm.

Fjalën e hapjes e ka mbajtur kreu i listës së kandidatëve për Durrësin Oerd Bylykbashi, ndërsa pas tij edhe kandidati tjetër Florion Mima. I pranishëm është gjithashtu edhe Agron Duka, ndërsa nuk dihet se për çfarë arsyesh mungon kreu demokrat, i cili çdo ditë i është përkushtuar takimeve direkte me qytetarët në bare, lokale, dyqane, biznese të vogla, në parqe.