Vrasjet e ditëve të fundit në Vlorë, Sarandë dhe Elbasan, ku mbetën të vdekur 4 persona për Partinë Demokratike janë dëshmi se Shqipëria është kthyer në një “Far West”, duke rrezikuar  jetën e qytetarëve.

Sipas selisë blu, Shqipëria është kthyer në një fushëbetejë të bandave, të cilat edhe nëse nuk kanë mbrojtjen e qeverisë, kanë lejen e kryeministrit Rama ‘hëngshi kokat’.

Partia Demokratike thotë se inkriminimi i institucioneve të shtetit shqiptar, e veçanërisht Policisë ka minuar ne themel luftën ndaj bandave, duke e bërë Shqipërinë një problem edhe për partnerët europianë.