Tiranë, 16 gusht 2014 – Partia Demokratike ka ripërsëritur mungesën e plotë të transparencës së qeverisë shqiptare në lidhje me CEZ, duke e akuzuar atë se hoqi dorë nga arbitrazhi me CEZ, ku sipas të gjithë rrethanave dhe fakteve, ky konflikt ishte potencialisht i fitueshëm nga shteti ynë, cka do të thotë se ne mund të merrnim 3 miliard dollarë nga CEZ dhe jo sic bëri qeveria, që jo vetëm ia fali kompanisë këto borxhe, por i dha në dorë edhe 95 milionë euro, ka deklaruar të shtunën deputetit i PD-së, Sherefedin Shehu 

“Qeveria shqiptare hoqi dorë nga arbritazhi ndërkombetar, edhe pse raportet e konsulenteve tanë faktonin se CEZ ishte në thyerje të plote të kontrates se privatizimit dhe se Shqipëria mund të kerkonte pranë gjykates së arbitrazhit nderkombetar deri në 3 miliard dëme të shkaktuara nga kompania CEZ”,tha Shehu. 

Deputeti i PD-së, Shehu, argumenton se “Shqiperia nuk është rast i veçuar që ka patur problem me kompanine CEZ, por ne dallim nga vendet e tjera, jemi sigurisht vendi i vetem që i kemi falur bujarisht CEZ të gjitha ato që na takonin”.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/