Lektorë, personalitete politike të së djathtës e opinionit publik, ekspertë vendas e të huaj bëhen bashkë sot në Durrës, në nisjen e Akademisë Politike.
Partia Demokratike njofton se aktiviteti që do zgjasë tri ditë do të nisë sot në Durrës, në orën 15.30.
Akademia është një organizim nga FLD, Fondacioni për Liri dhe Demokraci dhe FRPD, Forumi Rinor i PD-së.
“Akademia do të mbahet për tri ditë, e pjesë e saj do të jenë lektorë, personalitete të politikës, të së djathtës dhe të opinionit publik. Në të do marrin pjesë edhe ekspertë e personalitete të politikës nga Europa”, njofton PD.
Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer dhe do të çelet sot nga kryedemokrati Basha.





