Partia Demokratike ka ritheksuar akuzat e saj për ekzistencën e kontrabandës së cigareve dhe karburanteve. Deputetja Jorida Tabaku deklaroi sot nga selia blu se këtë e vërtetonte edhe raporti i Crown Agents.

“17 mln euro të vjedhura nga doganat, – theksoi Tabaku. – Vete auditi është shprehur i shqetësuar për nivelin e lartë të mosrealizimit. Meqë duan të krahasohen me veten, janar-nëntor 2015 rezulton 7,4 mld lekë më pak se janar-nëntor 2014. 74 mln euro, të mos flasim se sa taksa janë rritur. Raporti i Crown Agents thotë që kontrabanda e cigares dhe naftës po gëlon në vend. Çdo kush e di që as aksionet blic për bujë mediatike, për largim nga puna e rikthime pas dy javësh të të njëjtëve njerëz, nuk e fshehin faktin se kryedoganieri i Shqipërisë, Edi Rama, është përgjegjës për vjedhjen në dogana.”