Teksa emri i Presidentit të ri të Republikës është çështja më e nxehtë e aktualitetit politik dhe procesi ka nisur, kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj ka thirrur grupin parlamentar.
Alibeaj ka njoftuar për një mbledhje në selinë e PD pasditen e nesërme në orën 16:00 me deputetët e grupit parlamentar demokrat.
PD, e përfaqësuar nga Alibeaj është thirrur në konsultime për emrin e Presidentit të ri, ndërsa nga mazhoranca është hedhur poshtë një konsultim me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ky i fundit ka deklaruar se nuk do të votohet asnjë kandidat i propozuar nga qeveria socialiste.





