Tiranë, 29 qershor 2014 – Më pak se një javë nga marrja e statusit të kandidatit, Shqipërinë e viziton kreu i institucionit që rekomandoi 3 herë statusin për vendin tonë, Presidenti i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso.
Sipas Ora News, e cila u referohet burimeve të sigurta, në Parlament do të jetë ditën e henë edhe opozita shqiptare, e cila ka bojkotuar seancat plenare pas vendimit për të përjashtuar për 10 ditë nga punimet kuvendore ish-kryeministrin Sali Berisha.
Mësohet se gjatë qëndrimit në Tiranë, ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit, Barroso do të takojë edhe liderin e opozitës Lulzim Basha në ambjentet e institucionit të Bashkisë së Tiranës.
Hoze Manule Barroso është në fund të mandatit të tij në drejtim të KE. Gjatë bisedimeve me krerët e shtetit ai pritet të diskutojë për detyrat dhe 5 prioritetet që duhet të plotësojë Shqipëra për të hapur negociatat për anëtarësim në BE.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





