Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri publikoi të dielën disa foto duke bërë xhiro me kalë, por këto imazhe nuk kanë kaluar pa marrë vëmendje mediatike dhe politike.

Partia Demokratike me anë të nënkryetarit Edi Paloka, deklaron se Tahiri bën shoë me kalë mbi shalë 7.500 euro, e markës “Hermes”.

“Prisni më kot drejtësi për ministrin e Habilajve, ai drejtësinë e ka shaluar! Ja dhe adresa ku mund të gjeni edhe ju një shalë me çmim të kripur, që ish-ministri ia lejon vetes madje edhe publikisht…”, thotë më tej Paloka. 

Link-u: https://www.hermes.com/us/en/product/hermes-cavale-jumping-saddle-H068327CK2165X/

Deklaratë e Partisë Demokratike, kryetari i Komisionit Hetimor Tahiri Edi Paloka:

Ju prisni që Tahiri do të përballet me drejtësinë dhe të dënohet për faktin se e ktheu policinë në hamalle droge të Habilajve?!

Ish-ministri i kushërinjëve të drogës, nuk e ka fare shqetësim daljen nesër para gjykatës. 
Madje ai e sfidon drejtësinë, duke shaluar mbi 7.500 euro mbi kalë…
Shala mbi të cilën relaksohet Tahiri, në internet nuk blihet dot më lirë se 7.500 euro. 

Prisni më kot drejtësi për ministrin e Habilajve, ai drejtësinë e ka shaluar! 
Ja dhe adresa ku mund të gjeni edhe ju një shalë me çmim të kripur, që ish-ministri ia lejon vetes madje edhe publikisht…