Një ditë pasi mediat publikuan lajmin për zëdhënësen e re, Ina Zhupa e cila zëvendëson Oriela Nebiajn në këtë post, PD-ja zyrtarizon lajmin. PD përpiqet të nxjerr në pah aftësitë e zëdhënëses së re, duke shkruar se ajo është me doktoraturë dhe me 5 gjuhë të huaja.
DEKLARATA E PLOTË E PD
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka emëruar në detyrën e zëdhënëses së Partisë, Dr.Ina Zhupa.
Ina Zhupa është doktore e shkencave në Shkencat Politike, me një studim mbi demokratizimin dhe vlerat e shoqërisë shqiptare.
Ka kryer një master në Teori Politike në Universitetin La Sapienza në Romë dhe zotëron 5 gjuhë të huaja.
Zhupa është anëtare e Këshillit Kombëtar dhe kordinatore kombëtare në Partinë Demokratike.
Dr.Ina Zhupa ka spikatur në debatin publik në mediat e shkruara dhe vizive të vendit.
Eshtë pedagoge për shkencat politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.