TIRANË- PDIU dhe Shoqata Çamëria kanë dërguar në mënyrë zyrtare drejt çdo ambasade të vendeve të Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve, rezolutën për çëshjten çame dhe relacionin shpjegues, por duket se ambasada e Greqisë e ka refuzuar atë. 

Me anë të një deklarate PDIU-ja sqaron se “Të gjitha ambasadat e kanë marrë këtë rezolutë, përveç njërës, ambasadës greke në Tiranë, e cila ka refuzuar të marrë, qoftë edhe letrën e projektrezolutës”. 

Sipas PDIU kjo ambasadë nuk e ka arsyetuar refuzimin. “Refuzimi i marrjes së korrespodencës nga ambasada për rezolutën e dorëzuar nga postierët e Postës Shqiptare nuk është arsyetuar”, thuhet në njoftimin e PDIU-së.