15 shtator 2013- Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e ka cilësuar një shembull të mirë, futbollistin e kombëtares shqiptare, Ergys Kace i cili po kalon një periudhë të vështirë në Greqi, pas publikimit të një fotoje me një bluze të UÇK-së. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, PDIU ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit, duke i cilëusar sulmet ndaj Kaces si dëshmi e prapambetjes së madhe të shoqërisë së vendit fqinjë, shoqëri e cila ka mbetur peng e aleancave të vjetra.
” Sipas mentalitetit dominues mbështetës të këtyre aleancave, dikush që vishet me simbolet e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, aleatit kryesor të NATO-s, në luftën kundër Serbisë së Milosheviçit, cënoka ndjeshmërinë e popullit grek, ndërkohë që Greqia është vetë anëtare e NATO-s. UCK-ja nuk ka sulmuar dhe nuk ka kryer ndonjë akt dhune ndaj Greqisë, që të mund ta kuptonim këtë egërsi ndaj lojtarit të madh Ergys Kaçe.”- thuhet në deklaratën e PDIU-së.“Ne s’do të shqetësoheshim nga kjo shfaqje paradoksale e paradoksit që vetë shkrimtarë grekë e kanë quajtur Greqinë, “gruaja e perëndimit dhe dashnorja e Lindjes”. Problemi më i madh është se ky rast mund të shfrytëzohet për të krijuar fushata dhune kundër emigrantëve tanë që jetojnë dhe punojnë ndershmërisht në vendin fqinjë, nëpërmjet skuadroneve fashiste të Agimit të Artë. Ergys Kaçe, mbase nuk ka qenë i vetëdijshëm për pasojat e veshjes së një bluze me simbolet e UçK-së, por ama ai vetë është shndërruar në simbol të thirrjes së gjakut të të parëve, për respektin ndaj ndjenjës kombëtare. Ergys Kaçe është shembulli për t’u ndjekur nga të rinj bashkëkombasit tanë në Greqi, nga sportistë të talentuar dhe për këtë ai meriton gjithë nderimin dhe mirënjohjen tonë. Europa është e madhe dhe ka vend për talentin e tij, nëse Greqia do ta largonte duke dëgjuar zërat e sirenave që duan ta mbajnë prapa, që duan ta mbajnë gjithmonë në Lindje.”-përfundon deklarata.
PDIU dënon sulmet ndaj Kaces: Dëshmi e prapambetjes së shoqërise greke
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Financat, dashuria e karriera, çfarë kanë parashikuar yjet për ju?
Përleshje në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe rusi, autori arratiset!
Fundoset jahti në Turqi, pronari dhe anëtarët e ekuipazhit hidhen në det
Përhapja e gripit të shpendëve, Anglia furnizohet me gjela deti nga Evropa





