TIRANË 26 Maj 2013 – Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka çelur pasditen e së dielës fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 Qershorit në Tiranë. Gjatë aktivitetetit të organizuar në Pallatin e Kongreseve, u prezantuan kandidatët për deputete të kësaj partie për qarkun e Tiranës.
“Shtatë deputetë do të fusim në parlament. Dikujt kjo mund ti duket elektorale, por jo. Sot është koha që të votoni PDIU dhe unë do t’ju bind për këtë. I dashur mik vëlla, apo motër. Të nderuar bashkëkombas, më 23 qershor të gjithë do të jeni para kutisë së votimit. Për shumë nga ju do të ketë dilema. Por unë sot dua t’jua heq këto dilema”.
Ai solli në vëmendje rezolutën çame qe sipas tij ishte fshehur në harresë. “Ishte partia jonë që e nxorri atë në dritë duke i dhënë shqiptarëve dinjitet. Partia jonë nuk i lë shqiptarët të ndarë, të përbaltur. Ne i shohim të gjithë njëlloj, ndaj është dhe ky slogan ynë “E duam Shqipërinë të bashkuar”, tha Idrizi.
Idrizi bëri thirrje që cështja came të zgjidhet sepse është cështja e vetme shqiptare që nuk ka gjetur ende zgjidhje. Idrizi theksoi se partitë e mëdha e kanë humbur këtë luftë në emër të presionit që i kanë bërë të huajt.
“Cështja çame pas çështjes së Kosovës e ka rradhën ajo për t'u zgjidhur. Dua të shpjegoj që çështja çame është çështja më e madhe shqiptare e pazgjidhur. Politika shqiptare e ka një kauzë që nuk i përket vetëm një komuniteti. Ne jemi të bindur që i gjithë kombi dhe populli shqiptar ndihet më shumë se kurrë krenar për origjinën e tij. E pamë këtë në festimet e 100 vjetorit të parë të shtetit shqiptar. Ju e dini se partitë e mëdha shpesh e humbasin dhe këtë përgjegjësi e sakrifikojnë nën presionin e të huajve ne emër të objektivave të integrimit. Nuk ka pasur ditë në të cilën ne nuk kemi thënë ruani kombin, mos e shisni atë, shqiptarët janë një. Kujtohuni që ka një çështje të pazgjidhur si çështja çame. Ajo duhet zgjidhur sot se nesër është vonë. Nuk do të ketë më kohë”
Më tej, Idrizi theksoi se camët nuk janë shërbëtorë të askujt si dhe uroi një fitore që të lejonte që PDIU të mos kushtëzohej më nga partitë e mëdha.
“Çami nuk ka lindur për të shërbyer, por për të luftuar për vete. Nuk jemi shërbëtore, kemi qenë agallarë, pronarë. Me ne kemi bashkëluftëtarët e Azem Hajdarit A do të ishte më mirë qe ne të ishim vetë dhe do të arrijmë të kushtëzojmë edhe partitë e mëdha”.
Duke vënë theksin tek çështja çame, kryetari i kësaj partie, Shpëtim Idrizi, ftoi të gjithë shqiptarët të votojnë nr. 50 në fletën e votimit, PDIU.
“PDIU e ka sloganin e saj, ‘Ne e duam Shqipërinë të bashkuar, sepse ne jemi bashkë. Ne jemi të gjithë bijtë e Shqipërisë dhe të gjithë votoni numrin 50’.
Idrizi:Padrejtësia historike i ndau shqiptarët, Enveri donte të na ulte kokën
Në fjalën e tij në hapje të fushatës elektorale, Idrizi theksoi se ata që i persekutuan camët më shumë ishin komunistët.
“Sihgurisht, kur unë them që jam njëri ndër ju më vijnë ndër mend kujtimet e rinisë time. Ne nuk duhet të harrojmë se nuk ka qenë gjithmonë kështu. Viti 1991 nuk është i largët për tu kutjuar. Shumë prej nesh e kishte mendjen tek mbijetesa fizike. E po atëherë njerëzit pak mendonin për kombin. Por, unë sot dua t’i drejtohem pak bashkëpatriotëve të mi nga Çamëria, që sot ne jemi krejt ndryshe nga cdonte në 1960 diktatori Enver Hoxha që vendosi t’ja ulte kokën një komuniteti si ai cam. Po ai harronte se shqiptarët e Çamërisë nuk ka qenë asnjëherë shërbëtorë, por agallarë, të pasur dhe nuk mund të jenë kurrë shërbëtoë.
Unë i përkas një familjeje me një baba nga Çamëria dhe një nënë tironse. Jam i mbushur plot dhe gjithçka kam mësuar prej kësaj pasurie dhe dua që gjithçka t’ja kalojmë pasardhësve tanë. Është çështje historie personale mbushur me diskrimimin dhe beteje të përditshme
Sikur mos të mjaftonte që 20% e popullsisë çame u vra se ishin shqiptarë, sikur të mos mjaftonte kjo, diktatori Enver Hoxha vendosi ti eleminonte moralisht.
Sot jemi më të fortë se kurrë i kemi marrë në dorë fatet tona dhe do të çojmë në vend amanetet e gjyshërve dhe etërve tanë.
Ne e kemi fituar betejën me kohën. Jam mirënjohës për origjinën time, i vetëdijshëm që ëndrrat e prindërve të mi po realizohen.”





