Shpëtim Idrizi, kryetari i Partise per Drejtesi, Integrim dhe Unitete, ka denoncuar në mbledhjen e Komisionit Parlementar per Politiken e Jashtme, në prani edhe të përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme, një konferencë shkencore të zhvilluar nga Ministria e Jashtme e Greqise mbi çështjen çame. "Nga kjo konferencë dalin disa përfundime, të cilat nuk mund t’i anashkalojmë, – ka thene Idrizi. – Së pari, del qartazi se shteti grek jo vetëm e di që çështja çame është një çështje për t’u zgjidhur, por po merr të gjitha masat që të ketë argumentet ligjore dhe historike kundër saj. Në këtë pikë, nuk prisja ndonjë qëndrim tjetër nga Greqia. Mirëpo, kjo rrëfen se shteti shqiptar nuk është në lartësinë e duhur. Nuk ka asnjë konferencë shkencore të organizuar nga ju për çështjen çame, për të krijuar një dosje të plotë dhe serioze me argument të forta juridike dhe historike përballë Greqisë. Qoftë edhe një konferencë, në të cilën të marrin pjesë edhe këta përfaqësues grekë, për të ballafaquar qëndrimet."

Idrizi kërkoi nga Ministria e Jashtme të zhvillojë konferenca mbi çështjen çame, të zgjidhet çështja e toponimeve dhe ajo e kufijve detarë në favor të interesave kombëtare.