TIRANE, 28 qershor 2013 – PDIU-ja do të qëndrojë në koalicion me PD-në dhe për asnjë arsye nuk do të bëjë aleancë me të majtën pavarësisht se ajo ka fituar zgjedhjet e 23 qershorit.
Këtë garanci dha dje për "Gazeta Shqiptare" Shpëtim Idrizi. "PDIU nuk do largohet nga koalicioni 'Aleanca për Mirëqenie, Punësim dhe Integrim'. Ne do të qëndrojmë në këtë aleancë, të tjerat janë hamendësime.
Nuk është e vërtetë që presim ftesë nga PS-ja dhe nuk do të bëjmë aleancë me të. Kjo është e vërteta, të tjerat janë spekulime", – pohoi Idrizi.
Në faqen e tij online në facebook Idrizi ka shkuar:
Fabrikimi i lajmeve të rreme ështe një metodë që nuk lëviz nga themeli as shqiptarët e çamërisë dhe as PDIU.
Prej 2 ditësh gazeta shekulli, po sulmon forcën e vetme patriotike kombëtare, e cila tregoi në këto zgjedhje, se vota e shqiptarëve për të mbrojtur çështjen kombëtare çame eshte me fortë, se makinacionet e njerëzve, që shesin dhe blejnë.
Lufa për pushtet brenda mazhorancës, që po shqyejnë copat e pushtetit, NE nuk na lëviz nga vendi.
Ne do të qëndrojmë në këmbë, me të 5 deputetët tanë kundër, çdo antishqiptari, me një apo dy K, për të mbrojtur identitetin tonë kombëtar dhe të partisë që përfaqësojmë.
Sot më shumë se kurrë, NE jemi krenar për forcën që përfaqësojmë, sepse shqiptarët na kanë mbështetur.
Ne kemi deklaruar se:
“Ky shekull do të punojë për shqiptarët”, e në 100- vjetorin e ndarjes së trojeve tona, PDIU çon në parlament 5 deputetë të votuar maksimalisht, të cilët do ti dalin për zot, të ardhmes së të rinjve . Votat tona, as nuk blihen e as nuk shiten, sepse kauza që ne përfaqësojmë është mbarëkombëtare, është amaneti i të parëve tanë, me të cilin asnjë pazar i gjësë së gjallë, nuk mund të zhbëjë fitoren tonë më të suksesshme .
Tahiri: PDIU nuk lëviz nga e djathta
Deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri, ka reaguar pas deklaratave në media për një kalim të mundshëm të kësaj force në maxhorancën e re.
Tahiri tha dje se “lufta për pushtet brenda maxhorancës, që po shqyejnë copat e pushtetit, ne nuk na lëviz nga vendi.
Fabrikimi i lajmeve të rreme është një metodë që nuk lëviz nga themeli as shqiptarët e Çamërisë dhe as PDIU-në.
Unë si deputet i zgjedhur i PDIU-së, as kam pritur e marrë oferta, duke respektuar votën dhe koalicionin “Aleanca për Mirëqenie, Punësim, Integrim”.
Tymnajat e hedhura, pikërisht sot në ditën përkujtimore të gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë, nuk përbëjnë lajm, por prodhojnë thashetheme tavolinash e kafenesh.
Kauza që ne përfaqësojmë është mbarëkombëtare, është amaneti i të parëve tanë, me të cilin asnjë pazar i gjësë së gjallë nuk mund të zhbëjë fitoren tonë më të suksesshme”, u shpreh Tahiri.





