TIRANE, 26 qershor 2013 – Partia e çamëve, PDIU, që është ndarë në këto zgjedhje me katër mandate direkte, mund të shkojë në aleancë me të majtët.

Deputeti i kësaj partie, Dashamir Tahiri, që është rizgjedhur në Vlorë, thotë se ata janë gati të kalojnë në krahun e PS.

“Ne bashkëpunojmë me të gjithë shqiptarët për të mirën e vendit.

Edhe Partia Socialiste shqiptare është, edhe ata shqiptarë janë,” tha Tahiri për Shekullin.

“Politikat e mia nuk kanë qenë asnjëherë bllokuese. Politikat e mia janë përparuese dhe në dispozicion të politikës shqiptare. Janë në të mirë të Shqipërisë,” vijoi deputeti çam.