28 maj 2015 – Të premten, më 29 maj 2015, në ora 17:00 PDIU Dega Durrës hap fushatën elektorale. PDIU-ja në Durrës nuk del me kandidat të saj për kryetar bashkie, por do të përkrahë kandidatin e Partisë Socialiste, Vangjush Dako. PDIU-ja në Bashkinë e Durrësit do konkurojë vetëm për anëtarë të Këshillit Bashkiak. Në hapjen e fushatës, siç njofton kryetari i PDIU-së Dega Durrës, Krenar Lasko, do marrë pjesë kryetari i PDIU-së deputeti Shpëtim Idrizi si edhe Kryebashkiaku Dako. Hapja e fushatës do të bëhet në sallën e Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

 

 

 

GJERGJ THANASI