Ndërsa opozita vazhdon të ngulë këmbë të mos shkojë në zgjedhje me qeverinë Rama, partitë e koalicionit qeverisës kanë nisur nga puna për organizimin e strukturave.
Vetëm një ditë, pasi drejtuesit e PDIU-së zhvilluan një takim me anëtarësinë e kësaj partie politike në Durrës, drejtuesit vendorë kanë nisur nga puna për organizimin e strukturave.
Ata janë ndalur sot në lagjen nr.18 të qytetit bregdetar, ku kanë diskutuar me anëtarësinë dhe simpatizantët pikat kryesore të programit të kësaj partie dhe detyrat që e presin gjithsecilin për të arritur një rezultat sa më të mirë në zgjedhjet e 18 qershorit.
Në takim kanë qenë të pranishëm disa nga drejtuesit vendorë të PDIU si Krenar Lasko, Artan Sulejmani, Florian Tahiri dhe Edmond Bejko.





