Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka prezantuar kandidatin për deputet në qarkun e Durrësit, Florian Tahirin.
Idrizi u shpreh i bindur se më 25 prill komuniteti çam dhe qytetarët e Durrësit do të mbështesin kandidatin Tahiri.
Ai shtoi se nuk ka shqiptar që të mos ndihet i fyer kur kryeministri në ikje kërkon ta heqë Çamërinë nga librat e historisë dhe ta barazojë atë me termin Vorio-Epir, siç e kërkon pala greke.
“Sot nuk ka shqiptar që të mos ndihet i fyer kur kryeministri në ikje kërkon ta heqë Çamërinë nga librat e historisë dhe ta barazojë atë me termin Vorio-Epir, siç e kërkon pala greke. PDIU-ja është zëri i çështjes Çame, ndaj ka ardhur koha që shqiptarët e Çamërisë të marrin në dorë fatet e tyre, duke u bashkuar të gjithë rreth PDIU-së dhe kauzës që ajo përfaqëson. Më 25 prill Shqipëria voton për t’iu kthyer dinjitetin qytetarëve, për punësim dhe zhvillim ekonomik”, deklaroi Idrizi.
Më tej kreu i PDIU-së theksoi se kryeministri në ikje po bën fushatë me projekte 3D, ndërsa Shqipërinë e ka dhënë me koncesion te një grusht njerëzish





