TIRANE,26 shtator 2013 –Nuk ka qenë e vështirë të identifikohen 4 votat kundër zgjedhjes së Vangjel Dules në postin e nënkryetarit të Kuvendit. Pa asnjë ekuivok, PDIU e tregoi hapur votën kundër zgjedhjes së Vangjel Dules si nënkryetar i Kuvendit. 

Zyra e PDIU, sqaron se “grupi parlamentar i PDIU-së vendosi të votonin kundër me karton dhe jo me elektronik gjatë mbledhjes së sotshme të Kuvendit, si një simbol proteste ndaj zgjedhjes si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë i Vangjel Dules”. 
Zyra e shtypit rikujton se, kundërshtimi i grupit parlamentar të PDIU-së ishte prezantuar që në mbledhjen e konferencës së kryetarëve nga kryetari i PDIU-së, njëherazi kreu i grupit parlamentar, Shpëtim Idrizi.