26 tetor 2013- Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me vendimin për shkarkimin e drejtorit të Teatrit të Operës dhe Baletit, Zhani Ciko.Në një prononcim për mediat, zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, tha se

“me shkarkimin e maestro Zhani Cikos, kryeministri i ka vënë kazmën kontributit të palodhshëm të një jete të tërë për operën, muzikën dhe artin. Me një vendim të errët, me prepotencë të pashoqe, Edi Rama largoi nga detyra maestron e famshëm, pa pasur guximin t’i komunikonte atij as dhe dy fjalë. Asnjë falënderim për mundin e dhënë për artin dhe kulturën e vendit”, u shpreh Vorpsi.Ajo tha se ‘Zhani Ciko po përgatitej për koncertin e djeshëm të bamirësisë, dhe nuk ishte në dijeni të vendimit që kryeministri kishte marrë ndërkohë. Ai u lajmërua nga miqtë e tij në telefon, të cilët kishin dëgjuar në media për shkarkimin e tij.Emri i Zhani Cikos u vu në qendër të vëmendjes mediatike pak para zgjedhjeve të 23 qershorit, kur punonjës të TOB-it u shprehën se ai bënte fushatë për PD, duke u kërkuar ta votonin. Me vendim të qeverisë, Ciko zëvendësohet në detyrë nga balerini Ilir Kerni.