5 dhjetor 2013- Me 49 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër, rezoluta arriti të marrë votat e nevojshme vetëm pak ditë perpara vendimit të Keshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Gjatë diskutimeve u nënvizua nevoja për bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës.
“Qeverisë i është kërkuar të bashkëpunojë më opozitën. Qeveria e vjetër pati një trazicion paqësor. Kemi një opozitë që pranon rezultatin e zgjedhjeve. Kam një parandjenjë se e gjithë kjo procedurë të jep idenë se statusi u vonua vetëm që të vinte në pushtet një qeveri tjetër. Grupi socialist duhet të punojë më shumë. Do të ketë bashkëpunim deri në rezolutën përfundimtare.”- deklaruan deputetët e PE-së.
Duke mbështetur propozimin e Komisionit Europian, rezoluta “i bën thirrje Këshillit, të njohë përparimin e Shqipërisë, duke i dhënë asaj statusin kandidat”.





