Për të dytën ditë me radhë, pedagogët e UAMD-së ju bashkuan protestës së thirrur nga Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë.
Ndryshe nga një ditë më parë, në ambientet e jashtme të godinës universitare në Currila, por edhe në godinat e kampusit në Spitallë kishte më pak pedagogë. Pedagogët e zhvilluan protestën nga ora 10.00-12.00.
Kërkesat e tyre mbeten të njëjtat, për rritjen e pagës bazë, financimit për kërkimin shkencor, shtesën e pagës për vjetërsinë në punë etj.
Ndërkohë, në takimin që kryeministri Rama zhvilloi sot me rektorët e universiteteve tha se koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniforme sepse këtë e kërkojnë Sindikatat i ka ardhur fundi.
Ai shtoi se universitetet duhet të jenë aktorë në treg dhe të thithin fonde, për të mos pritur nga ekzekutivi rritjen e pagave.





