Pas protestave të zhvilluara, tashmë pedagogët kanë paralajmëruar se do të futen në grevë urie.
Në një komunikim për mediat, kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se ata i kërkojnë presidentit dhe institucioneve te rendit garanci për jetën e tyre por edhe të familjarëve të tyre.
Kovaçi tha se sapo të marrin një përgjigje, do të hyjnë menjëherë në grevë urie.
Kovaçi: Sindikata i drejtohet presidentit dhe faktorit ndërkombëtar dhe institucioneve te rendit dhe sigurise publike te japin garanci per jeten për pedagogët qe hyjne ne greve urie dhe familjes së tyre.
Nëse e marrim këtë përgjigje brenda 3 minutave, apo 3 oreve apo 3 dite, 30 pedagogë do të hyjnë në grevë urie.
Jemi ketu për mbrojtjen e arsimit, u përket të gjithëve. Misioni ynë vazhdon.