Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot se shumë shpejt pedagogët do i nënshtrohen kontrollit të pasurisë.

Kjo, pasi Rama tha se realiteti i pagave është ndryshe, sepse nuk deklarojnë aq sa marrin.

“Për pagat ka dhe një element. Ne jemi të detyruar që të bëjmë rivlerësim ligjor të thellë të gjithë universitteve. E kuptoj mirë që për shkak të një page që është ende jo e kënaqshme në universitetin publik shkojnë në uninversitete private e aty tjetër deklarohet tjetër marrin, është fakt. Nuk po them të gjithë por është fakt, s’mund të pranojmë të kemi pedagogë të regjistruar në librin e pagave sikur punojnë në fason se nuk e ha njeri, është shumë e rendë kjo, është periudhë kohore por do iu bëjmë thirrje paraprakisht nëse ka mospërputhje mes pagës së deklaruar e pagës së marrë duhet ta korrigjiojnë se procesi do shkojë në kontrollin e pasurisë vetvetiu, si e bën gjithë bota. Nëse më tregon që ke kaq e ke dy vetura e këtë e ketë, më fal ku i gjen këto? Nuk i gjen nga aktivitete kriminale por nga fshehja e të ardhurave. Realiteti i vërtetë i pagës është ndryshe që të jemi shumë të qartë.”, tha Rama