Sindikata e pedagogëve ka paralajmëruar rikthim të protestave. Ata kanë thirrur një protestë kombëtare me 22 Shkurt, në orën 12:00, para Korpusit Universitar në Tiranë.
Aleksandër Kovaci, kryetari sindikates në komunikim me mediat shfaq indinjimin e tij për mosplotësimin e kërkesave të bëra në peticion drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrisë së Arsimit.
“Kemi ndjekur shqyrtimin për kërkesat tona. Këto institucione duhet të mbështesin organizimin e stafeve akademtike. Shkëputja e komunikimit është e papranueshme. Refuzimi i qeverisë për të mos plotësuar kërkesat tonë tregon mos ndjeshmërisë ndaj atyre kërkesave. Shumë kërkesa tona kanë ngelur pa marrë përgjigje. Ne tërheqim vëmendje për gradat dhe doktoraturat. Përqendrimi i të gjitha degëve në Tiranë dhe mbyllja e degëve në rrethe është një tjetër shqetësim. Përfaqësuesit e qeverisë dhe Kuvendit nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të biseduar me ne. Qëllimi ynë është që studentët të bëhen studiues të etur, por qeveria po tregon se nuk e do këtë”- tha ndër të tjera ai.