Sindikata e Pedagogëve ka njoftuar se do të vijojnë me bojkotimin e vitit të ri akademik dhe ditën e nesërme do të organizohet një tjetër protestë në nivel kombëtar.
Protesta do të mbahet në ambientet e jashtme të Universitetit Politeknik të Tiranës në orën 11:00.
Nga protestat e bëra deri tani pedagogët pretendojnë se sjellja në vëmendje e vetingut për petagogët nga ana e qeverisë është formë shantazhi.