Pas njoftimit të QSHA-së për heqjen e ndonjë pyetjeje specifike që rezulton të ketë pasur nivel më të lartë vështirësie sesa niveli i njohurive të nxënësve ka reaguar pedagogia Edlira Gjoni.

Duke u ndalur tek njoftimi i QSHA-së, Gjoni nënvizon dy gabime gramatikore, të bëra nga hartuesit e tekstit.

Ndërsa vë në dukje gabimet, Gjoni ironizon QSHA-në duke shtruar pyetjen: “Apo dhe këto i keni bërë me dashje, të testoni vëmendjen tonë?”

Postimi i plotë i Edlira Gjonit:

Sa për dijeni, e dashur QSHA, në dokumentin ku deklaron se testi i gjuhës shqipe nuk ka gabime, ja ku ke bërë gabim elementar gramatikor. Nuk thuhet “Heqjen i”, por “heqjen e” në shqip. E në rastin tuaj, thuhet “heqjen nga vlerësimi përfundimtar TË ndonjë pyetje specifike”.
Dhe thuhet “QSHA-ja vendosi…”, e jo “QSHA vendosi …”
Apo dhe këto i keni bërë me dashje, të testoni vëmendjen tonë?