17shtator 2015 – Nuk ishte dëgjuar që një pedagog të rrahë studentët e tij. Jo një, por dy studente të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë kanë denoncuar për dhunë pedagogun 75-vjeçar, me inicialet K.G. Studentet me inicialet A.B dhe A.M, 22 dhe 24 vjeçe po merrnin notat e provimeve të vjeshtës.
Njëra ishte vlerësuar me 6, ndërsa tjetra me 4, kjo e fundit pse ishte kapur me kopje. Ato i kanë kërkuar llogari për notat pedagogut dhe në debat e sipër studentet akuzojnë pedagogun se u ka qëlluar. Incidenti ka ndodhur paraditen e djeshme në ambientet e shkollës, sipas denoncuesve. Por nga ana e pedagogur mohohet kjo akuzë. Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur ngjarjen e rrallë.
/portali DurresLajm/