19gusht 2015 – Pedofil tjetër në Ksamil. Qyteza e vogël bregdetare u trondit sot nga rasti i një 37-vjeçari, i cili ngacmoi seksualisht dhe tentoi të përdhunonte një fëmijë 8 vjeç. Odhisea Kaçi quhet pedofili, i cili u ndalua në kohë.

Vetë burri, i cili ishte i martuar por pa fëmijë ka pranuar se ka tentuar të kryejë marrëdhënie me të miturin, pasi e kishte futur në shtëpi duke e mashtruar. Fëmija është i lënë nga pedofili me qëllim që ta provonte në një moment tjetër, por i mituri i ka treguar familjes dhe autori u arrestua.

Po në Ksamil pak muaj më parë u arrestua një 57-vjeçar se ngacmoi seksualisht një minorene autike.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/