Detaje të tjera dalin për 68-vjeçarin nga Vora që u ekstradua në Itali, pasi kishte detyruar një 14-vjeçare italiane që të zhvishej gjatë bisedës në rrjetet sociale përmes videos.

Gazeta “Shqip” shkruan se Ahmet Dedej kishte zgjeruar rrethin e vet të perversitetit edhe brenda familjes, pasi kishte fotografuar fshehurazi edhe vajzën e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me burrin e saj. Jo vetëm kaq, por pas ekspertizës që iu bë kompjuterit të tij, u gjetën edhe foto të mbesës së tij minorene dhe në total 52 fotografi me përmbajtje pornografike, kryesisht të vajzave të mitura.

Pedofili u zbulua kur fliste përmes chat-it në Facebook me një 14-vjeçare në Itali, që kur ajo ishte 12 vjeçe dhe e kishte detyruar që të zhvishej. Më pas, ajo kishte menduar që të tërhiqej, por pedofili shqiptar e kërcënoi se do t’i publikonte në Facebook videot dhe fotot e saj.

Në këtë moment, 14-vjeçarja vendosi që t’i tregonte mamasë së saj, dhe kjo e fundit bëri denoncim në polici. Ahmet Dedej u arrestua në Vorë në korrik 2015 dhe më 28 janar 2016 u ekstradua për në Itali, pasi Gjykata e Salernos kishte nxjerrë një urdhër arresti.