Spanja është bërë vendi i parë i ashtuquajtur i Perëndimit që shpreh hapur kundërshtimin ndaj ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara në Venezuelë. Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, deklaroi se Madridi nuk do ta njohë ndërhyrjen amerikane, duke e cilësuar atë si shkelje të ligjit ndërkombëtar.

“Spanja nuk e ka njohur regjimin e Maduros. Por po ashtu nuk do të njohë as ndërhyrjen e SHBA-së, e cila shkel të drejtën ndërkombëtare dhe e shtyn rajonin drejt një horizonti pasigurie dhe agresiviteti”, u shpreh Sánchez.

Kryeministri spanjoll u bëri thirrje të gjitha palëve të tregojnë përgjegjësi, duke theksuar nevojën për mbrojtjen e popullsisë civile, respektimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe ndërtimin e një tranzicioni të drejtë dhe dialogu në Venezuelë.