Pekini ka nxituar të përgënjeshtrojë fuqishëm Donald Trumpin, përmes ambasadës kineze në Uashington.
«Kina dhe SHBA-të NUK kanë asnjë konsultim ose negociatë për #tarifat. SHBA-të duhet të ndalojnë së krijuari konfuzion», deklaroi ambasada kineze në një mesazh të saj në X (ish-Twitter).
«Jemi në bisedime me Kinën për tarifat»
Deklaratën se qeveritë amerikane dhe kineze janë në bisedime për një marrëveshje tarifore dhe se presidenti kinez Xi Jinping e ka ftuar, e bëri presidenti amerikan në një intervistë për revistën Time, me rastin e përmbylljes së 100 ditëve të para të mandatit të tij në Zyrën Ovale.
Trump vazhdon të jetë i bindur se tarifat janë të nevojshme, duke shtuar se do ta konsideronte «fitoren totale» nëse SHBA do të vazhdonin të kishin tarifa deri në 50% për importet e huaja një vit nga tani.
«Nuk mendoj se kjo është shenjë dobësie nga ana e tij», thotë Trump për Xi, duke shtuar se pritet të ketë një listë të plotë me marrëveshjet tregtare në tri deri katër javët e ardhshme. «Ka një numër ku ata do të ndihen rehat», shton Trump. «Por nuk mund t’i lejoni që të fitojnë një trilion dollarë nga ne», ka përfunduar ai.