Pekini ka nxituar të përgënjeshtrojë fuqishëm Donald Trumpin, përmes ambasadës kineze në Uashington.
Deklaratën se qeveritë amerikane dhe kineze janë në bisedime për një marrëveshje tarifore dhe se presidenti kinez Xi Jinping e ka ftuar, e bëri presidenti amerikan në një intervistë për revistën Time, me rastin e përmbylljes së 100 ditëve të para të mandatit të tij në Zyrën Ovale.
Trump vazhdon të jetë i bindur se tarifat janë të nevojshme, duke shtuar se do ta konsideronte «fitoren totale» nëse SHBA do të vazhdonin të kishin tarifa deri në 50% për importet e huaja një vit nga tani.
Nuk mendoj se kjo është shenjë dobësie nga ana e tij», thotë Trump për Xi, duke shtuar se pritet të ketë një listë të plotë me marrëveshjet tregtare në tri deri katër javët e ardhshme. «Ka një numër ku ata do të ndihen rehat», shton Trump. «Por nuk mund t’i lejoni që të fitojnë një trilion dollarë nga ne», ka përfunduar ai.