Pekini shënoi valën më të ftohtë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1951. Që nga ai vit, temperaturat e ulëta dhe reshjet e borës në kryeqytetin kinez filluan të zbuteshin.
Temperatura e regjistruar në stacionin e motit, Nanjiao të Pekinit ranë më poshtë se zero gradë Celsius pasditen e së dielës, raportoi media shtetërore “Beijing Daily”.
I ftohti përfshiu pjesën më të madhe të Kinës, duke e çuar kapacitetin e ngrohjes të disa qyteteve në kufirin e saj.
Provinca qendrore e Kinës, Henan, dështoi në sistemin e ngrohjeve, ndërsa në qytetin Jiaozuo, ngrohja u ndërpre pjesërisht pas një mosfunksionimi në termocentralin “Wanfang” të premten.
Dy qytete të tjera si Puyang dhe Pingdingshan, kanë ndërprerë ngrohjen për shumicën e ndërtesave qeveritare dhe ndërmarrjeve shtetërore, duke vendosur prioritet për spitalet, shkollat dhe ndërtesat e banimit, sipas deklaratave nga qeveritë e dy qyteteve.
Moti i ftohtë në kryeqytet filloi ditë më parë dhe ka shkaktuar probleme me sistemin e metrosë së qytetit, si dhe vështirësi pas tërmetit që tronditi Kinën perëndimore.