Legjenda braziliane e futbollit Pele ka vendosur të nxjerrë në ankand të paktën 2000 sende të ndryshme që i ka përdorur dhe i ka fituar në karrierën e vet futbollistike, duke përfshirë dhe tri medalje të arta në botërorët 1958, 1962 dhe 1970.
Sipas medieve ndërkombëtare, vlera e të gjitha këtyre sendeve llogaritet te 1 milion dollarë dhe do të përdoren për bamirësi.
Një pjesë e të ardhurave të fituara nga shitja e sendeve të legjendës së Brazilit do t’i dhurohen spitalit të fëmijëve “Pequeno Principe” në Kuritiba.