Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi nëpërmjet një videomeszhi në rrjetet sociale thotë se situata e zjarreve në vendin tonë është me e qetë se një ditë më parë.

Ministri bën me dije se vatra të riaktivizuara gjatë mbrëmjes janë një në gjirin e Gramës dhe një tjetër në Dukat.

Ndërkohë shton se ka dyshime që zjarret janë të qëllimshme dhe se autoritete po vijojnë punën për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

 “Kemi filluar operacionin për shuarjen e zjarrit me mbështetje të helikopterit të ardhur nga Holanda. Kemi pasur një qetsim dhe shuarje të zjarrit krahasuar me ditën e djeshme. Në gjirin e Gramës ka pasur një vatër të re dhe një rindesje në Dukat ku po punojmë që prej orëve të para të mëngjesit për shuarjen e tij. kemi dyshime të mëdha për zjarrëvënie të qëllimshme dhe do të vijojë puna për ndëshkimin e tyre. Gjithashtu vijon e hapur ftesa për të gjithë komunitetin që të na ndihmojë që të vëmë para përgjegjësisë të gjithë fajtoret”, ka thënë ai.