Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se situata e reshjeve të shiut aktualisht nuk përbën shqetësim për vendin tonë.
Problematikat e vetme janë në disa akse rrugore të zonës së veriut ku ka pasur rrëshqitje dherash, për të cilën po punohet për pastrimin e tyre.
Në një deklaratë për mediat, Peleshi tha se kuotat e lumenjve deri tani nuk paraqesin rrezik për përmbytje.
Deklarata e Ministrit Peleshi:
Situata e shkaktuara nga reshjet ka paraqitur probleme nga veriu në jug, por jo të përmasave shqetësuese.
Sa i përket situatës në veri, ka pasur probleme në infrastrukturën rrugore, ku ka pasur rrëshqitje dherash. Në të gjthë akset ku ka pasur probleme po punohet.
Furnizimi me energjike ka pasur probleme për shkak të erërave të forta, por edhe për këtë po punohet.
Kuotat e lumenjëve deri në këto momente nuk paraqesin rrezik për përmbytje edhe pse ka pasur rritje të kuotave.
Në Shkodër, ka dalë lumi Buna duke përmbytur 270 hektarë tonë. Të merren masa, paralajmërim i popullatës, ku parashikohet rrezik, evakuim dhe stresim në raste nevoje.
Prioritet në këtë vit, por edhe në vazhdim duhet të jetë investimi në ujëmbledhësa.
Për menaxhimin e çdo lloj situate, janë në gadishmëri 1200 forca dhe 450 mjete, shërbimi zjarrëfikës ka 1203 forca dhe 159 mjete, 113 ambulanca dhe personel, policia 200 forca, struktura vullnetare 115 persona, si edhe mjetet ajrore 3 helikopterë.