Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero është shtruar me urgjencë në spital si pasojë e një insulti cerebral.

Pipero është marrë menjëherë nën vëzhgim nga kolegët e tij dhe po ndiqet në reanimacion.

Sipas informacioneve, mësohet se Piperos i është bërë ndërhyrja në kokë dhe tashmë ka reaguar.

Fatmirësisht, mjeku është jashtë rrezikut për jetën.