Jorgo Pëllumbi është zyrtarisht futbollisti më i ri i Debrecen.

Nga shitja e 23-vjeçarit Varazhdin ka përfituar 100 mijë euro, ndërsa Pëllumbi ka nënshkruar një kontratë 3.5 vjeçare me klubi hungarezë nga e cila do të përfitojë 600 mijë euro në total.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në facebook, klubi i Debrecen e prezantoi mbrojtësin shqiptar.

“DVSC ka nënshkruar kontratë me mbrojtësin 23-vjeçar shqiptar Jorgo Pëllumbi. Lojtari i cili është 1.86 cm i gjatë, vjen nga ekipi i elitës kroate NK Varazdin dhe tashmë i është bashkuar skuadër tonë. Jorgo Pëllumbi është rritur tek ekipi i Skënderbeut në Shqipëri, ku ka bërë debutimin në moshën 19-vjeçare. Më pas, ai e vazhdoi karrierën në Kroaci tek Varazdini. Ai ka luajtur në 14 ndeshje në ligë duke qenë njëri ndër lojtarët kryesor në gjysmën e parë të sezonit. Gjithashtu Pëllumbi ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist”, thuhet në njoftimin e Debrecenit.

Qendërmbrojtësi ka luajtur më shumë se 130 ndeshje në Shqipëri dhe Kroaci, dhe ishte titullar i rregull te Shqipëria U21, teksa në dy ndeshje mbajti edhe shiritin e kapitenit.

Përveç rolit të tij natyral si qendërmbrojtës, Pëllumbimund të luaj edhe në krahun e majtë të mbrojtjes dhe në mesfush përpara mbrojtjes.