21 gusht 2014 – Mos e sfido kurrë një cheerleader në një garë akrobacie.

Lassi Hurskainen, portieri finlandez i Hifk, ka marrë leksione nga një atlet i Helsinki Athletics Cheerleaders, Arttu Paivinen, në një sfidë e cila ka të bëjë me faktin se kush e godet i pari shtyllën e portës.

Atleti bën një gjest akrobatik të shkëlqyer për të goditur objektivin: një piruetë 360 gradë.

Dhe portieri që mbetet pa fjalë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/