Portieri i Partizanit, Alban Hoxha, i ka mahnitur të gjithë me panenkën dhe 3 pritjet fantastike të 11-metërshave mbrëmjen e kaluar, teksa kualifikoi Partizanin në fazën tjetër të Champions League në Hungari ndaj Ferencvaroshit. Penalltia e portierit tashmë po bën xhiron e botës në rrjetet sociale. Falë imazheve të shpërndara në “Youtube” apo “Dailymotion”, por dhe nga jehona në disa media ndërkombëtare për panenkën e realizuar nga portieri i të kuqve, që është postuar dhe nga faqja e njohur në facebook troll football, që evidentoi goditjen e Hoxhës por dhe 3 pritjet e tij nga penalltitë, ndërkohë që Uefa në faqen e saj shkruante se portieri i Partizanit, pjesë dhe e kombëtares shqiptare i priti një 11-metërsh autorit të golit më të bukur në Europian.Gjithashtu prestigjiozja, “Gazzetta Dello Sport” i ka dedikuar një shkrim të posaçëm portierit të Partizanit duke evidentuar goditjen me stil panenka, por dhe 3 pritjet e tij, ndërsa dhe zvicerania "Blick" i ka kushtuar gjithashtu vëmendje paraqitjes së Hoxhës duke ngritur madje pyetjen, a është Alban Hoxha portieri më “cool” në botë?
Penalltia e Alban Hoxhës bën xhiron e botës (VIDEO)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjes në Katedralen Ortodokse në Durrës (VIDEO)
Paralajmërimi i FMN: Tregu i pasurive të paluajtshme po mbinxehet, bankat të bëjnë kujdes!
Ofendoi në rrjetet sociale personazhin “Fire”, tiktokerja shqiptare dhunohet brutalisht
Shoferi bën manovra të rrezikshme dhe përplaset me pemën gjigante të Krishtlindjes! (VIDEO)





