Interi humbi këtë të martë ndaj Liverpoolit përmes një penalltie që shkaktoi zemërim te skuadra zikaltër, ndërkohë që edhe media britanike bie dakord me faktin se 11 metërshi që u akordua në favor të Liverpool ishte ‘e dobët’ pasi mbajtja e Bastonit ndaj Wirtz ishte shumë e lehtë dhe një penallti e tillë në Premier League vështirë se do të akordohej. BBC sjell gjykimin jo vetëm të Andy Robertson, por edhe të opinionistëve të tjerë, që të gjithë ishin dakord se ajo e ekzekutuar nga Dominik Szoboszlai ishte një ‘penallti e vogël’.

 ‘A e meritonin atë penallti? Ndoshta jo, por për tifozët nuk do të ketë rëndësi-deklaroi ish mbrojtësi i Liverpool, Stephen Warnock. Në të njëjtën linjë qëndron edhe ish futbollisti i Milanit, Clarence Seedorf: ‘Mbrojtësi nuk duhet ta kishte tërhequr fanelën, por me siguri ishte një penallti e lehtë’-deklaroi holandezi. Vetë BBC kujton se tërheqja e fanelës në vetvete nuk është faull, bëhet i tillë kur ka impakt te kundërshtari.

‘Nëse është një tërheqje e lehte dhe sulmuesi rrëzohet sikur e kanë tërhequr zvarrë, nuk duhet akorduar penallti-lexohet në faqen e internetit të rrjetit televiziv britanik.  “Soft penalty”,  një penallti e lehtë: kështu e përkufizon e përditshmja ‘The Guardian’, për ‘The Times’ bëhet fjalë për një penallti me fat, ndërsa tabloidi ’The Sun’ flet per Neë padrejtësi të rëndë ndaj Interit pas episodit mes Florian Wirtz e Alessandro Bastoni, duke qenë se ëhet fjalë për një tërheqje të lehtë të fanelës. Po kështu edhe ‘Mirror’ që flet për një vendim të kontestuar.